“I sollën 4 psikologe, 2 mbetën shtatzënë”, Artan Hoxha tregon ‘sekretet’ e bosit numër 1 në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme rrëfeu një histori të pazakontë me një nga bosët e krimit shqiptar, i cili disa vite më parë ishte në qeli.

Gazetari nuk dha emër se kush ishte i dënuari, por tregoi se ndërroi 4 psikologe dhe në fund të takimeve me të, 2 prej tyre mbetën shtatzënë.

“Njëri nga këta bosët e grupeve kriminale, ndodhej në burg dhe ai kishte kërkuar psikologe, se thoshte kam probleme, jam sëmurë dhe unë mbaj mend se atij i ndryshuan nja 4 psikologe, 2 prej tyre mbetën shtatzënë.

“Nuk e vazhduam si histori se do të bëhej skandal. Ia çonin psikologet në burg dhe ai i korruptonte, të rekrutonte psikologet, se para kishte”, tregoi Hoxha.

Histori të tilla janë vërtet të padëgjuara më parë. Kjo tregon se sa ndikim dhe se sa ndikim dhe forcë kanë njerëzit e pushtetshë në Shqipëri, sidomos kur janë të gatshëm të paguajnë shifra të majme edhe për gjëra pa vlerë të madhe.

Artan Hoxha shpesh ka treguar histori si kjo, sepse ka lidhje të forta dhe ka shumë informacione. Ai është vërtet një gazetar shumë i zgjuar dhe me ndikim.