I shpërthen gjoksi pasi e zmadhoi me operacion (Fotot)

Hannah Packham, 30 vjeç bëri një operacion plastik në vitin 2014, duke e rritur numrin e gjinjve nga 32A në 32D për 3,800 sterlina.

Por pak vite më vonë, gjoksi i saj u fry në masën e një shalqiri. Një prej implanteve kishte shpërthyer duke i shkaktuar dhimbje të tmerrshme. “Mendova se do të vdisja”, tregon Hannah, gjoksi i së cilës ishte tani pesë herë më i madh se origjinali. Për vite me radhë, gjithcka i dukej perfekte dhe ajo mburrej me ato, derisa vuri re se një prej gjinjve po bëhej më i madh se tjetri. Në fillim u tmerrua sepse mendoi që kishte kancer. Pas operacionit që e shpëtoi nga implantet e silikonit, 30 vjecarja shpëtoi nga dhimbja por gjoksi iu reduktua në atë të një 10-vjeçareje.

Hannah-2

Hannah-3

Hannah-4

Hannah-5

Top Channel