I shpallur në kërkim nga Policia? Reagon menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli

Policia e Gjilanit ka njoftuar sot se është vënë në kërkim të biznesmenit dhe menaxherit të këngëtares Tayna, Rinor Hykollit. Sipas njoftimit të Policisë, Hykolli akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Madje, Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjendur të dyshuarin.

Pasi lajmi u përhap kudo në media, Rinori ka reaguar dhe në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se do të paraqitet në Polici sapo të kthehet në Kosovë. Ai ka thënë se është paraqitur pak ditë më parë në Polici dhe është lënë i lirë dhe aktualisht është me pushime.

“Nuk ka të bëj asgjë me atë punë, një djalë e ka paraqitur këtë rast dhe nuk jam i përfshirë. Unë jam paraqitur vet në polici, jam intervistu 3 orë m’i kanë marrë të dhënat dhe më kanë liruar. Pas pesë dite më kanë thirrë prapë me shku me dhanë intervistë dhe u kam kërku shpjegim pasi që jam i angazhuar me koncerte në Ulqin dhe më kanë thënë që kam fletë-arrest dhe kur e kam marrë vesh kam thënë se kanë me m’ dërgu në mbajtje dhe nuk jam lajmëru më”, citohet të ketë shpjeguar Hykolli.

/News31