“I shkreti ky ka ngelur me fiksime”, Romeo i futet në dush dhe zbulon vesin që Donaldit i ka mbetur ende nga BBV (video)

Romeo Veshaj ka publikuar një moment shumë qesharak në rrjete sociale. Nga dhoma e hotelit ku ndodhet bashkë me binjakun e tij

Donaldin ai solli një video për ndjekësit e tij të shumtë duke zbuluar vesin që i ka lënë Big Brother këtij të fundit. Romeo futet në dush ku ishte Donaldi dhe na zbulon se ai akoma edhe pas daljes futet me mbathje.

“Vazhdon të bëjë dush me mbathje”, ka shkruar Romeo dhe ju nuk duhet ta humbisni këtë moment qesharak dhe reagimin e Donaldit.

Pas ndarjes me Beatrix Ramosajn dhe fshirjes së gjitha postimeve që kishte në profilin e tij me këngëtaren, Donald Veshaj ka vendosur të shkoj jashtë Shqipërisë.

Aktori i humorit ndodhet momentalisht në Dusseldorf, në Gjermani me vëllain e tij binjak Romeon. Ai ka postuar një foto në ‘InstaStoryn’ e tij ku ndodhet dhe krahë aktorit të njohur Blerim Destani.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, Donaldit iu ofrua nga vëllai i madh një paketë udhëtimi në shtatë vende të botës ku mesa duket aktori ka vendosur të mos shkojë.