“I shkreti kishte vetëm 20 mijë lekë në bankë”, babai i Zogut të Tiranës tregon ku ishte djali para arrestimit: E morën në telefon dhe i kërkuan një vajzë

Babai i Zogut të Tiranës (Hermes Nikaj), Marigleni ka folur për herë të parë në lidhje me arrestimin e djalit të tij për prostitucion.

Nikaj hodhi poshtë çdo akuzë duke thënë se Hermes nuk ka lidhje me këtë ngjarjes dhe nuk është tutor pasi në bankë i janë gjetur vetëm 200 mijë lekë të vjetra.

Mariglen Nikaj: “Asgjë nuk është e vërtetë dhe e saktë. Jo është marrë me prostitucion, jo është tutor. Tutori ka lekë të madh por Hermesit ju gjet vetëm 200 mijë lekë të vjetra në banka të shkretit.”

Hermes-2

Ndërsa rrëfeu edhe versionin e ngjarjes duke u bazuar në fjalët e djalit të tij.

Ai tha se Hermes nuk është gjetur i zhveshur në dhomë nga policia po ka qenë duke pirë pije energjike në tavolinë së bashku me djalin dhe vajzën që u kapën në hotel.

Mariglen Nikaj: “Është kapur në hotel tek autostrada me një djalë dhe me një vajzë. E takoj çdo fundjavë në burg dhe më thotë jo vetëm që nuk kemi qenë lakuriq siç sajojnë gazetarët por kemi qenë në tavolinë të 3 me nga një pije energjike. Është gënjeshtra më e madhe. Nuk mund ti marrë me zor djalin dhe vajzën ti çoj me zor në dhomë.

E kam takuar djalin dhe më ka thënë as nuk kam marrë, as nuk kam dhënë. Policia e ka indicien nga e infiltruara, një femër e cila duke qenë në mizerabilitet ka shkuar dhe informoi policinë se jemi këtu.”

Hermes-3

Ai theksoi se nuk konsiderohet prostitucioni fakti që dikush e mori në telefon Hermesin dhe i kërkoi ti sillte një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ndërsa shton se vajza shkoi me dëshirë në hotel, nuk e kanë dërguar e zor.

Mariglen Nikaj: “Në rastin konkret Hermes është pasoja, se dikush e mori në telefon dhe i tha do më sjellësh një vajzë. Nuk e mori dhe e futi në thes dhe ia dërgoi këtij personi por shkuan me taksi. Çfarë do të thotë kjo, ku është prostitucioni. Ka dashur vetë.”

Nikaj i konsideroi përgjimet gënjeshtra të mëdha.

“Përgjimet nuk janë fakte, janë indicje për të kaluar tek faktet. Asnjë lloj fakti. Janë gënjeshtra të mëdha. Këto janë hamendësime,”- u shpreh ai.

Teksa rrëfeu edhe ku ishte Zogu para arrestimit.

“Para arrestimit erdhi në shtëpi ndejti 2-3 orë dhe më pas iku. Zogu është pasojë e atij që e mori në telefon që i tha më sill një vajzë. Hermes rrinte me shumë vajza. Bënte një jetë normale. Kam një shtëpi modeste fare. Jemi njerëz të thjeshtë, as pasanikë por as të varfër fare.”

Me te lexuarat