I shkon arbitrit në fushë duke i drejtuar pistoletën: përjashtohet përjetë futbollisti

Episod absurd gjatë kampionatit amator hungarez. Një lojtar hyn në fushë dhe i drejton pistoletën arbitrit të linjës. Pamjet u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe u bë menjëherë denoncimi. Futbollisti, i cili u mbrojt duke thënë se mbante një armë lodër, më vonë u skualifikua përgjithmonë.

Në botën e futbollit kritikohen shumë vendime të arbitrave. Në rastin më të mirë, zyrtarët vuajnë vetëm keqtrajtime verbale, por situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ndodhi më 6 nëntor gjatë ndeshjes mes rezervave të Pér LSE dhe Tényő SE. Gjatë ndeshjes, një lojtar u ngrit befas nga pankina e Tényő SE, nxori pistoletën dhe e drejtoi drejt asistentit. As arbitri dhe as ndihmësi i tij nuk e vunë re incidentin, por dikush shkrepi një foto dhe e shpërndau menjëherë.

Imazhi u përhap shpejt në internet. Natyrisht, çështja arriti edhe në Drejtorinë e Qarkut Győr-Moson-Sopron, kompetente territoriale. Ata nuk pranuan të komentojnë për këtë çështje. Por, sipas shtypit hungarez, komiteti i sigurisë i organizatës ka paraqitur një denoncim kundër fajtorit. Masa ishte pezullimi për jetë i lojtarin në fjalë.

LOJTARI I PËRJASHTUAR PËRJETË

Futbollisti u përpoq të mbrohej duke thënë se ishte vetëm një shaka dhe se ishte një armë lodër. Megjithatë, policia po heton: “Në rastin konkret, Departamenti i Policisë Győr nisi një çështje penale më 7 nëntor 2022 për një krim të dyshuar ngacmimi. Ne nuk jemi në gjendje të japim informacione të mëtejshme për hetimin në vazhdim”.

Federata Hungareze e Futbollit nuk e ka komentuar. Zëdhënësi Jeno Sipos theksoi se është komiteti disiplinor i qarkut që administron çështjen: “Komiteti disiplinor i udhëheqjes së qarkut trajton çështjen nën juridiksionin e tij, brenda autoritetit të tij”.