I riu vret dhe i pret gishtin modeles së njohur për t’i zhbllokuar celularin, e rëndë ç’ndodhi
Modelja 34 vjeçare Ekaterina Antoncheva është gjendur e vdekur, duke alarmuar Rusinë. Mediat e huaja shkruajnë se modelja u gjend e pajetë brenda në shtëpinë e saj, ndërsa gishti i njërës dorë ishte i prerë.
Ishte i dashuri i saj që e gjeti të pajetë modelen pasi u kthye nga një udhëtim pune. Sipas mediave të huaja, modelja punonte në Institutin e Teknologjisë së Shën Petersburgut dhe merrej edhe me modeling.
Mbi vrasjen e saj është arrestuar një 36 vjeçar i identifikuar si Artyom, pasi policia gjeti në shtëpinë e tij gishtin e prerë të modeles. Ky gisht u përdor nga autori për të zhbllokuar telefonin e modeles.
Policia bën të ditur se Artyom ka fshirë mesazhet që modelja kishte shkëmbyer me të për të mbuluar gjurmët e vrasjes. Pasi zhbllokoi telefonin e saj, ai u dërgoi një mesazh shefave të modeles dhe u shkroi se ajo ishte e sëmurë dhe nuk mund të shkonte dot në punë.
Siç bëjnë të ditur mediat, Artyom i detyrohej para Antoncheva-s dhe e vrau atë pasi ai refuzoi që t’ia kthente paratë.