I riu shqiptar në Itali nuk respektoi karantinën: “Dola që të meditoj për gabimet që kam bërë në jetë”

Një justifikim filozofik ka dhënë një 26-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u ndalua pasi po shëtiste në parkun “regina Margharita” të qytetit të Riminit, në kundërshtim me rregullat dhe masat e marra kundër koronavirusit.

I ndaluar nga Policia italiane, të riut i është kërkuar arsyeja pse ishte në lëvizje dhe ai ka nisur të shpjegojë se kjo periudhë karantine kishte lënë gjurmë në shpirtin e tij.

Për këtë arsye ai kishte vendosur të bënte një shëtitje meditimi sepse “duhet të reflektonte për gabimet që kishte bërë në jetë”.

Sigurisht që kjo arsye, sado e thellë që është, nuk është pranuar nga agjentët e policsë dhe tani shqiptarit i duhet të mendojë e të reflektojë edhe për gjobën që ka marrë nga autoritetet për thyerjen e karantinës.

/News31.al

Burimi: Riminitoday.it