I riu shqiptar habit Enin dhe Arditin: E dashura më la prej emrit, dua të quhem Panajot

Arsyeja e vetme pse Gazmendi ka pranuar të vijë përballë nënës së tij në “Shihemi në Gjyq” është ndryshimi i emrit. Ai dëshiron që të mbajë emrin e pagëzimit në greqisht, Panajot. Më herët, gjatë rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ai shpjegoi se si emri shqiptar është kthyer në një barrë për të dhe i ka hapur probleme.

Në këtë moment, nisur edhe nga pyetjet e moderatorit Ardit Gjebrea, Gazmendi sqaron më konkretisht cilat kanë qenë këto probleme. Përveç talljes, jo pak herë kanë qenë edhe probleme me çështjet e zemrës.

Gazmend: Më ftuat, erdha këtu se dua të më ndihmoni se me këtë emër kam problem në jetën time. Kuptoni? Ardit Gjebrea: Qartë. Eni Çobani: Po mundi ligji.

Gazmend: Nuk jetoj në Shqipëri. Ardit Gjebrea: Mund të të bëj një pyetje? Më fal pak se dua t’i bëj një pyetje çunash Panajotit. Me gocat të ka dalë ndonjë problem me këtë emrin?

Gazmend: Shumë. Ardit Gjebrea: Pse? Eni Çobani: Ngeli duke u ndarë ai. Gazmend: Sa i thosha emrin, bënin mbrapa, “pse më gënjeve kaq kohë me një fjalë, ky emër nuk më pëlqen mua”.

Ardit Gjebrea: Si pse më gënjeve? Ah se ato të njohin si Panajoti, pastaj… Gazmend: Po, të gjithë njerëzit më njohin si Panajot.

Ardit Gjebrea: Cili ka qenë momenti që e dashura jote ka marrë vesh që ti e ke emrin Gazmend? Luljeta: Po ç’faj kam unë? Gazmend: Para shumë vitesh, një minutë, në një qytet të Greqisë, ishim në shtëpi, më dërgonte çuni i xhaxhait të babit mesazhe.

Eni Çobani: Gazmend ai? Gazmend: Po. Eni Çobani: Emrin Gazmend, normal. Gazmend: Unë nuk e kisha parë telefonin. Ardit Gjebrea: Dhe shoqet që kontrollojnë telefonin, si gjithmonë.

Gazmend: Shikon emrin, nuk më tha gjë, unë ika nga qyteti se rrija në qytet tjetër ajo ishte në qytet tjetër. Vetëm më dërgoi një mesazh më tha mua “ndahemi se më gënjen”. Ardit Gjebrea: Do ndahemi se më gënjen? Gazmend: Jo “do ndahemi”, u ndamë. Eni Çobani: E bëri fakt pra ajo, nuk të pyeti fare./tvklan