I riu që akuzoi Michael Jackson për abuzim seksual nuk do të përmendet në filmin për të, shtyhet projekti

Filmi biografik për Michael Jackson është shtyrë për në 3 tetor 2025.

Sipas mediave, shkaku i vonesës lidhet një çështje ligjore që lidhet me skenarin e filmit, ku ka pasur përfshirje të një detaji të cilësuar si shkelje e një marrëveshjeje të vitit 1993 me familjen Chandler. Skenari përfshinte historinë e akuzave për ngacmim të Jordan Chandler, i cili kishte paditur Michael Jackson, por më pas e zgjidhën çështjen jashtë gjykatës. Si pjesë e marrëveshjes, ishte ndaluar që historia e tij të shfaqej në film.

Si rexultat, ekipi i prodhimit, duke përfshirë regjisorin Antoine Fuqua dhe producentin Graham King, është detyruar të ripunojë skenarin.

Në rolet kryesore janë Jaafar Jackson (nip i Michael) si Michael Jackson, Colman Domingo dhe Nia Long si prindërit e tij, Joe dhe Katherine Jackson, dhe Miles Teller si avokati i pasurisë, John Branca.

Jordan Chandler ishte një djalë adoleshent që në vitin 1993 akuzoi këngëtarin Michael Jackson për abuzim seksual. Ai ishte djali i një dentistit, Evan Chandler, dhe rasti u bë shumë publik në atë kohë, duke shkaktuar polemika të mëdha në media dhe në opinionin publik.

Çfarë ndodhi?
Jordan dhe familja e tij filluan të shoqëroheshin me Michael Jackson në fillim të viteve ’90. Më vonë, Evan Chandler pretendoi se Michael kishte abuzuar seksualisht me djalin e tij. Kjo çoi në një hetim nga policia dhe në një betejë ligjore.

Ishin prova të qarta?
Akuzat e bazuara te dëshmia e Jordan-it: Një nga pikat kryesore ishte përshkrimi që Jordan dha për disa shenja fizike në trupin e Michael Jackson, veçanërisht në zonat intime. Këto u krahasuan me fotografitë e trupit të këngëtarit, të cilat u morën nga policia gjatë hetimit.

Disa burime thonë se përshkrimi i Jordan-it përputhej, ndërsa të tjera e mohojnë këtë. Kjo çështje mbeti e diskutueshme, pasi raportet zyrtare nuk u publikuan plotësisht.

Në vitin 1994, Michael Jackson vendosi të zgjidhte çështjen jashtë gjykatës duke paguar familjen Chandler rreth $23 milionë dollarë. Kjo marrëveshje nuk përfshinte pranim të fajësisë, por shumë njerëz e interpretuan atë si një mënyrë për të shmangur një gjykim të gjatë dhe të dëmshëm për imazhin e tij.

Përveç dëshmisë së Jordan-it dhe përshkrimeve të tij, nuk pati prova të tjera të prekshme që të mbështesnin akuzat.

Avokatët e Michael Jackson-it dhe vetë këngëtari deklaruan se akuzat ishin të motivuara financiarisht. Evan Chandler u përball me akuza se kishte tentuar të shantazhonte Michael për para përpara se të ngrinte zyrtarisht akuzat.

Michael Jackson e mohoi vazhdimisht çdo akuzë dhe vazhdoi të përballej me polemika për vite të tëra.
Në një rast tjetër të vitit 2005, ai u përball me akuza të ngjashme, por u shpall i pafajshëm për të gjitha pikat pas një gjyqi të gjatë dhe intensiv.
Jordan Chandler dhe familja e tij mbetën të tërhequr nga publiku pas marrëveshjes dhe nuk dëshmuan në gjyqet e mëvonshme.

living.al