I presin flokët, burri i pastrehë duket 20 vjet më i ri!

Videot që tregojnë ndryshimin sensacional të dikujt “po bëjnë namin” në rrjetet sociale dhe këtë here, videoklipi i një burri të pastrehë të marrë nga rruga ka magjepsur miliona përdorues të internetit. Në video shihet se burri u “lihet në dorë” stilistëve. Ajo që vijon është e pabesueshme. I pastrehu me flokë të palara, mjekër të çrregullt dhe rroba të vjetëra, dërgohet në një salon ku lahet, qethet e rregullohet.

Atij i presin mjekrën dhe ia lyejnë; i lyejnë dhe vetullat gjithashtu, i bëjnë manikyr e pedikyr, e në fund i japin dhe rroba të reja.

Kur shfaqet në fund të këtij procesi, ai duket një person krejt tjetër. Rezultati i ndërhyrjes është gati i pabesueshëm: burri duket 20 vjet më i ri me flokët e errëta e veshjen shik.

Klipi, thonë mediat e huaja, duket se është realizuar me qëllim reklamimin e sallonit.

Bordo