I përlotur, Fedez tregon për herë të parë se është diagnostikuar me një sëmundje

Me sytë e kuq dhe vazhdimisht i përlotur, reperi italian Fedez rrëfeu për herë të parë për ndjekësit në Instagram se është diagnostikuar me një sëmundje, mesa duket jo dhe aq të parrezikshme për shëndetin.

Fedez thotë se për fat të mirë gjendja është zbuluar në faza të hershme. Ai shtoi se ka lexuar histori të njerëzve të tjerë të cilat i kanë dhënë forcë.

Reperi u shpreh se nuk është gati të zbulojë detaje, por me siguri do ta bëjë në të ardhmen sepse në “albumin me kujtime” që ka krijuar me ndjekësit, dëshiron të përcjellë edhe forcën e tij.

“Jam gati të ballafaqohem, le të themi, me këtë aventurë të re që më prezantoi jeta,” thotë ai.

Bashkëshortja e Fedez, fashionista dhe sipërmarrësja Chiara Ferragni, shkroi në Instagram: “Dashuria e jetës sime, Fedez, ka nevojë për mbështetje shtesë këto ditë. Ne të duam më shumë se kurrë zemra ime dhe do të jesh mirë së shpejti, gjithmonë i rrethuar nga dashuria e të gjithë familjes, miqve dhe njerëzve që të duan shumë.”

Chiara dhe Fedez janë prindër të dy fëmijëve, djalit Leone dhe vajzës Vittoria.