I përfshirë në baste në futboll: një inspektor i UEFA-s heton Ibrahimovic
Uefa ka hapur një hetim disiplinor kundër Zlatan Ibrahimovic për një shkelje të mundshme të rregullave mbi bastet. Suedezi pretendohet se është bashkëpronar i markës së basteve sportive me bazë në Maltë, Bethard.com, dhe si Fifa ashtu edhe Uefa i ndalojnë lojtarët që luajnë në kompeticionet e tyre të kenë interesa ekonomikë në ndërmarrjet e këtij sektori. “Informacione të mëtejshme do të zbulohen në kohën e duhur” thekson Uefa.
Federata e Futbollit e Stokholmit, shkroi gazeta suedeze Aftonbladet disa ditë më parë, ishte në dijeni të problemit tre vjet më parë dhe situata ka qenë pengesë për kthimin e Ibras në ekipin kombëtar për Kupën e Botës 2018, ku Suedia u kualifikua në dëm të Italisë. Marsin e kaluar, megjithatë, Zlatan u thërrit në ekipin kombëtar nga trajneri Andersson.
“Në përputhje me Nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s (DR), një Inspektor Disiplinor dhe Etik i UEFA u emërua sot për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të Rregullave Disiplinore të UEFA nga Zlatan Ibrahimović për një interes të pretenduar financiar në një kompani bastesh” shkruhet në komunikatën e UEFA-s.