“I pëlqente e dashura e Stivenit, viktima e kishte rrahur”, Enzi Maze tregon si ndodhi vrasja e 19-vjeçarit: I zumë pritë, shoku më tha që do sqaroheshin

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së hënës ku mbeti i vdekur 19-vjeçari Stiven Toshkesi, pasi u godit me thikë nga dy 18-vjeçarët Axel Hoxhajn dhe Enzi Maze i cili është i arrestuar nga policia.

Në dëshminë e tij Maze ka thënë se shoku i tij, Axel Hoxhaj, ishte rrahur nga 19-vjeçari. Ai ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqentë Hoxhajt, e cila mësohet se ishte e dashura e 19-vjeçarit.

Ndërkohë, sa i përket ngjarjes Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do të takonte Toshkesin për t’u sqaruar me njëri-tjetrin dhe jo për ta plagosur me thikë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës afër gjimnazit Partizani. Dy të rinjtë, Axel Hoxhaj dhe Enzi Maze goditën me thikë për vdekje 19-vjeçarin Stiven Toshkësi i cili humbi jetën gjatë rrugës në spital.

Menjëherë në pranga u vu 18-vjeçari Enzi Manze, ndërkohë shoku i tij Axel Hoxhaj është shpallur në kërkim.

Ashtu si dhe u bë me dije më herët shkak i sherrit mes të rinjve u bë një vajzë, e cila ishte e dashura e viktimës.