“I pari ishte tranzicion i madh!”/ Arbana Osmani rrëfehet si rrallë herë, si i ndryshoi jeta pasi u bë nënë

Arbana Osmani ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet për jetën personale.

Një ndjekëse e pyeti moderatoren se kush ka qenë tranzicioni apo ndryshimi më i vështirë në jetën e saj, fëmija i parë apo fëmija i dytë e në vazhdim.

“Tranizicioni më i vështirë: 0-1 fëmijë apo 1-2 fëmijë e në vazhdim?”– pyet ndjekësja.

Fillimisht Arbana ka shkruar përgjigjen që do të jepte partneri i saj Eduard Grishaj. Por nëse për atë është njësoj si katër si pesë fëmijë, për moderatoren të pasurit fëmijë është një ndryshim i madh. Ajo ka zbuluar se fëmija i parë ka sjellë shumë ndryshim në jetën e saj.

“Edi thotë si dy, si 4, si 5 njësoj janë. Por nuk i vë ai në gjumë të kuptohemi. As nuk i shikon kur duhet të bëjnë vaksinat a të marrin mjekim.

0-1 ka qenë tranizicion shumë i madh për mua. Mendova se isha e përgatitur për atë por kuptova se të gjithë librat që kisha lexuar për shtatzëninë ndihmuan pak për asgjë.”– shkruan moderatorja.

Arbana Osmani dhe Eduart Grushaj janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Ndonëse moderatorja është në tremujorin e dytë të shtatzënisë deri tani nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës që po presin por në media aludohet se do bëhen me vajzë. Në 2020 ata mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Teksa Arbana ka edhe një djalë më të madh nga martesa e saj e parë.