I paharruari Fadil Hasa: “Presor! Të mbyll pak dritaren se u plevitosëm…”
Gjatë orës së matematikës, mësuesi i drejton klasës një pyetje. Kalojnë disa minuta dhe asnjë spo e gjente përgjigjen e saktë.
Çuditërisht me dorën lart dhe duke u lutur që të përgjigjej, ishte vetëm Fadili. Nervøzohet mësuesi me nxënësit e tjerë, duke ironizuar edhe nxënësit e dhjetës, kur shikonte këmbënguljen e atij djali që nuk hynte as te nxënësit mesatarë.
-Mirë, atëherë dëgjoni përgjigjen nga Fadili dhe turp të keni të gjithë! – Presor! Të mbyll pak dritaren se u plevitosëm… -“përgjigjet” Fadili duke shkaktuar të qeshura në klasë.
Nuk pret urdhër, por çohet vetë dhe del nga klasa. Pragun e derës e kaloi duke u ndihmuar edhe nga shkelmat e mësuesit. I paharruari Fadil Hasa. (Monitori)
Fadil Hasa aktor i shquar shqiptar. Ka lindur në Krujë më 8 prill 1940. U nda nga jeta më 16 Korrik 2018. Është shquar më shumë në role komike në estradën e U nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, në moshën 78-vjeçare.
Fadil Hasa ka luajtur edhe në filma si: Kronikë provinciale (2009). Mao Ce Dun (2007) me rolin e Hekuran Romalini. Zëvendësi i grave (1987) me rolin e Shabanit.