I pafuqishëm, i mbështetur tek truprojat: Berlusconi shtrohet përsëri në spital
Silvio Berlusconi është shtruar përsëri në spitalin San Raffaele në Milano.
Presidenti i Forza Italias dhe pronari i Monzës është kthyer në spital për të kapërcyer pasojat e Covid, i cili e goditi atë vjeshtën e kaluar.
Berlusconi arriti shumë herët këtë mëngjes dhe tani është në dhomën e tij në katin e gjashtë të repartit Diamante.
Sipas burimeve pranë stafit të tij shoqërues, Berlusconi nuk ndihej mirë dhe kurohej në një dhomë të pajisur mjekësore në shtëpinë e tij në Arcore.
Në spital ai ka mbërritur rreth orës 5 të mëngjesit. Ish-presidenti i Milan u pa të dilte nga makina i lodhur, i mbështetur tek truprojat dhe mjeku që kujdeset për të, profesor Alberto Zangrillo.