
I pafat në dashuri! Kanye West ndahet nga e dashura
Kanye West është sërish beqar.
Reperi nuk është më në lidhje me modelen Vinetria, sipas Page Six. Të dy i dhanë fund lidhjes së tyre pas vetëm disa muajsh.
Ye nuk e ndjek më Vinetria në Instagram, por ajo ende e ndjek atë.
Në fillim të nëntorit, u raportua se Ye ishte “lidhur” me Vinetria. Të dy u panë në fushë në ndeshjen debutuese të basketbollit të Donda Academy dhe ajo mori pjesë në shërbimin e tij të së dielës në Los Anxhelos.
Para Vinetria, miliarderi ishte në një lidhje të shkurtër me supermodelen Irina Shayk. /Prive.al