I ofruan 20 mijë euro për një projekt me Oltën, Efin, Zhaklinën; Kiara Tito: Qyqja, larg qoftë!
Moderatorja e njohur Kiara Tito ka rënë pre e telefonatës ‘kurth’ gjatë programit “Ndryshe”. Ajo u telefonua nga programi dhe iu kërkua që të bashkëpunojë për një revistë me Efin dhe Olta Gixharin. Ish-banorja e “Big Brother VIP” refuzoi, duke u shprehur se nuk dëshironte të merrte pjesë për shkak të situatave të ndodhura.
“Jo jo, nuk bëhet me vjen keq. Në një artikull me Oltën dhe Efin jo se kam gjë, por nuk e bëj. Tani jam shumë e rezervuar për këto daljet dhe nuk kam interes. Ti e ke parë se çfarë ka ndodhur në Primen e kaluar që janë bërë pak bisedat personale”, tha ajo, por pasi u njoh me pagesën prej 20 mijë eurosh, ndryshoi paksa mendim, duke thënë se do ta diskutojë me menaxherin e saj.
E njëjta ofertë iu komunikua edhe për opinionisten Zhaklin Lekatarin, por në këtë rast paratë nuk e joshën dhe moderatorja ishte e prerë se nuk ka një bashkëpunim mes tyre. “Qyqja larg qoftë, jo jo. Me Zhakun… po na gjeni ndonjë personazh tjetër”, ishte përgjigja e saj.
Më pas Kiarës iu tha se ishte e gjitha një lojë nga programi dhe moderatorja e priti me shumë sportivitet.
Bordo