I nominuar 5 herë për çmimin ‘Emmy’! Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori Michael Williams, nipi e gjen pas dy ditësh pa shenja jete
Nipi i Williams shkoi në kompleksin e apartamenteve për të kontrolluar yllin, i cili thuhet se nuk ishte dëgjuar prej disa ditësh.
Aktori Michael Williams ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Williams i njohur në të gjithë botën për rolet e tij në “The Wire” dhe “Love Country” dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës. Ai u gjet pa ndjenja në apartamenin në Brooklyn nga nipi i tij ditën e djeshme.
Aktori kishte dy ditë që nuk kishte komunikuar me njeri dhe këtu lindën dyshimet se diçka mund ti kishte ndodhur. Nipi i Williams shkoi në kompleksin e apartamenteve për të kontrolluar yllin, i cili thuhet se nuk ishte dëgjuar prej disa ditësh.
Lajmin e konfirmoi më pas përfaqësuesja e tij Marianna Shafran: “Me pikëllim të thellë familja njofton vdekjen e aktorit të nominuar për Emmy, Michael Kenneth Williams”.
54-vjeçari u zbulua pa ndjenja dhe me fytyrë poshtë në dhomën e ndenjes në apartamentin e tij në Williamsburg nga nipi i tij. Mjekët shkuan në vendngjarje, por e shpallën aktorin të vdekur në orën 14:12 pasdite.
Heroina u tha se ishte gjetur në tryezën e kuzhinës së yllit, dhe mjetet e drogës u zbuluan diku tjetër në apartament.
Një burim policor tha për mediat: ‘Nuk kishte hyrje të detyruar dhe apartamenti ishte në rregull. ‘
Williams ishte më së shumti i njohur për rolin e tij në serialin ‘HBO The Wire’. Ai gjithashtu fitoi vlerësime për rolin e tij në dramën e vitit të kaluar, Lovecraft Country për të cilën aktualisht është i nominuar për një Çmim Emmy për më të Mirë Aktori dytësor.
Burimi: daily mail
(a.b)/dosja.al