I ndërruat akrepat? Kujdes këto simptoma, shkencëtarët thonë se pas kthimit të orës verore tek disa persona ndodh ky çrregullim

Nga kjo e dielë e 27 marsit është rikthyer sërish ora verore. Akrepat shkuan 60 minuta përpara në 2:00 të natës, duke bërë që ata të cilët duhet të ishin në punë këtë mëngjes, të kenë humbur një orë gjumë.

Një studim i kryer në vitin 2020 zbuloi se humbja e një ore gjumi për shkak të ndërrimit të orës, rrit numrin e personave që kanë nevojë për shtrim në spital për shkak të një gjendje serioze të ritmit të zemrës të njohur si fibrilacion atrial.

Gjendja shkakton rreth 16,000 goditje në vit, shkruan DailyMail.

Shkencëtarët kanë frikë se humbja e një ore gjumë është e mjaftueshme për t’i bërë disa persona që vuajnë nga zemra që të kenë nevojë për trajtim urgjent, sepse efekti në ritmin e tyre cirkadian, ose ndryshe në orën e trupit, bën që rrahjet e tyre të zemrës të çrregullohen.

Studimi, nga ekspertët në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein në Nju Jork dy vjet më parë, mbështeti kërkimet e mëparshme që sugjeronin se sulmet në zemër rriteshin në ditët pas ndërrimit të orës dimërore në atë verore.

Por ndërrimi i orës në vjeshtë nuk duket të ketë të njëjtin efekt, raportuan shkencëtarët.

Fibrilacioni atrial zhvillohet kur aktiviteti elektrik në zemër çrregullohet, duke bërë që ajo të rrahë në mënyrë të parregullt.

Simptomat përfshijnë dhimbje gjoksi, marramendje dhe lodhje, por një numër i konsiderueshëm i të sëmurëve nuk e kuptojnë derisa pësojnë një goditje.