I mori reklamën, Efi ‘përballet’ me Rike Roçin

Rike Roçi është shpallur fytyra e re e “Lori-Caffé”. Kompania e kafesë zgjodhi modelen e njohur për të promovuar linjën për kafetë e ftohta në kanaçe. Por fillimisht ofertën për të qenë imazh e mori vjet Efi, në natën finale në ”Big Brother Albania Vip 2”, por se çfarë ndodhi, kjo gjë nuk u mësua kurrrë.

Mirëpo, duket se dy vajzat nuk kanë aspak hatërmbetje me njëra-tjetrën. Mbrëmjen e sotme ato janë takuar gjatë ‘After Party’ e madje kanë ndarë një video shumë ‘funny’ në rrjetet sociale.

‘Me atë që më mori reklamën’– thotë Efi.

‘Jo, jo nuk ia kam marrë’– shton Rike duke qeshur.

iconstyle.al

Me te lexuarat