I mbyllur për 48 vjet, misteri i dollapit të Pelè në stadiumin e Santos: brenda tij një objekt sekret

Ajo e Pele, i lindur si Edson Arantes do Nascimiento, ishte një nga figurat më ikonike në historinë e futbollit. Një legjendë e aftë për të shënuar 740 gola në ndeshjet zyrtare, mes Brazilit, Santos dhe Neë York Cosmos, klubi me të cilin e mbylli karrierën. Pa folur për 3 kampionatet botërore të fituara me Selecao (1958, 1962 dhe 1970), që e bëjnë atë mbajtës absolut të këtij rekordi. Edhe jashtë fushës, madhështia e Pele ndihej. Një jetë intensive e formuar nga gola, arritje e histori legjendare. Një histori, ajo e kampionit brazilian, e karakterizuar nga një atmosferë magjie që ka magjepsur dhe vazhdon të magjepsë botën, edhe pas vdekjes së tij. E këtë herë vjen në vëmendje historia misterioze e dollapit të dhomave të zhveshjes te Santos.

Në këtë kuptim, janë treguar episode dhe kuriozitete të ndryshme për mitin e Pele. Më misteriozi është historia e një dollapi: ai i dhomës së zhveshjes te Santos, brenda stadiumit Vila Belmiro. Faktet datojnë që në 2 tetor 1974. Pas ndeshjes kundër Ponte Pretës, Pele vendosi diçka brenda një kutie. Më pas e futi kutinë brenda dollapit, të cilit i hoqi çelësin. Identiteti i objektit ka mbetur gjithmonë mister me vullnetin e Pele, i cili kishte treguar qëllimin e tij për ta mbajtur të fshehtë. Ndeshja kundër Ponte Preta përkoi me paraqitjen e tij të fundit për Santos, me të cilën Edson Arantes do Nascimiento shënoi 643 gola në 660 ndeshje.

PELÈ, DOLLAPI I MBYLLUR PREJ 48 VJETËSH

Askush, as brenda klubit, nuk është në dijeni të natyrës së misterit që rrethon dollapin. Për më tepër ai është i pa hapur kurrë që nga viti 1974. Askush nuk e ka çelësin. Me kalimin e viteve dollapi i është nënshtruar mirëmbajtjes, por ka mbetur gjithmonë i paprekur. Një objekt, ai i fshehur nga Pele, që kontribuon, për ta bërë figurën e tij edhe më magjike.

Mbrojtësi i Santos Andrès Rueda ka folur lidhur me këtë: “Nuk kemi menduar kurrë ta hapim. Do të flasim me familjen dhe do të shohim se çfarë të bëjmë”. Dollapi është një nga atraksionet e përfshira në turin kushtuar 10 së përjetshme karioka brenda muzeut të Santos. Rogerio Zilli, kuratori i koleksionit, ka shtuar edhe më tej misterin: “Ai thoshte gjithmonë se përderisa klubi do ta mbante, do të kishte pasur shumë fat”.