I mbuluar në gjak, Johnny Depp akuzon ish-bashkëshorten se i ka vendosur në faqe cigare të ndezur dhe e ka qëlluar me shishe

Aktori i famshëm, Johnny Depp pretendon se ish-bashkëshortja e tij, Amber Heard, i ka vendosur mbi faqe një cigare të ndezur. Sipas tij, kjo ka ndodhur gjatë një konflikti në Australi.

Gjithashtu aktori akuzon ish-gruan se e ka qëlluar atë me shishe, e cila i ka lënduar gishtin. Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi një fotografi ku aktori shfaqet i larë me gjak pas sherrit me Amber, në vitin 2015.

JD-2

Ngjarja e rëndë mes çiftit ndodhi në Australi dhe zënka nisi në momentin kur Amber dëgjoi aktorin të fliste me avokatët e tij për një marrëveshje pas-martesore.

“Daily Mail” shkruan se kjo është hera e parë që kjo fotografi publikohet, 4 vite pas sherrit që bëri bujë në media.

Ndërkohë nëpërmjet kësaj fotoje, mësohet vërtetësia e akuzave të aktorit, i cili mesa duket ka qenë i pafajshëm dhe artikulli i vitit 2018 për të, ku cilësohej si ‘dhunues femrash’, është i pavërtetë.