“I mbijetova Hitlerit, do t’i rezistoj edhe ‘xhuxhit’ Putin”/ E moshuara ukrainase bëhet virale në rrjet
Fjalët, shprehje, thirrjet e ukrainasve janë bërë virale në këto ditë të vështira që populli i tyre po kalon pas sulmeve ruse.
Një reagim ka ardhur edhe nga një e moshuar që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me trimërinë e treguar.
Foto u bë virale teksa ajo mban në dorë një letër ku shkruan se i ka mbijetuar “Holdomorit” i cili njihet ndryshe edhe si “Uria e madhe” në Ukrainën sovjetike, periudhë e vështirë që vrau miliona ukrainas në vitet 1932-1933.
Më tej e moshuara shkruan se i ka mbijetuar gjithashtu edhe Hitlerit bashkë me Gjermaninë naziste.
Dhe në fund ajo shprehet se gjithashtu do t’i rezistojë edhe “xhuxhit” Putin dhe “bastardëve” të tij.