I mbaron mandati/ Yuri Kim mban fjalimin e lamtumirës
Diplomatja Yuri Kim po mban fjalimin e lamtumirës, pas mbarimit të mandatit si ambasadore e SHBA-së në Tiranë. Kim tha se është mirënjohëse që pati mundësinë të njihej me vendin tonë.
“Vitin e kaluar festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve mes 2 vendeve. 24 mijë shqiptarë morën viza. Shqiptarët tregojnë se i vlerësojnë rregullat e vizave kamë besim se do të vijë dita kur nuk do të kërkohet fare vizë. Jam krenare për përparimin që kemi bërë së bashku. Kemi bërë hapa të mëdhenj për të vënë në vijë marrëdhëniet tona; ecni para, mos u dorëzoni kurrë. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë sepse populli shqiptar nuk meriton më pak. Dua t’ju shpreh diçka personale; përvoja ime këtu më ka ndryshuar. Do e lë Shqipërinë me respektin për historinë e traditat tuaja, do largohem me mirënjohje dhe solidaritet më të fortë për padurimin tuaj për një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.”, tha Kim.