I mban të fshehtë emrin dhe imazhin, por Gigi Hadid nuk i shpëton dot paparacëve gjatë shëtitjeve me vajzën në New York

Gigi Hadid është bërë nënë për herë të parë pak muaj më parë. Por supermodelja ka vendosur që të mos zbulojë emrin dhe imazhin e vogëlushes së saj.

Megjithatë, ylli i pasarelave nuk i ka shpëtuar dot paparacëve gjatë një shëtitje të rrallë me vajzën në New York.

Gigi Hadid, e veshur shumë elegante, po ecte në lagjen Soho dhe vogëlushen e kishte vendosur në karrocë. Dhe sigurisht që ishte siguruar që ti mbulonte fytyrën, që të mos e zbulonte imazhin e saj para kamerave.

Modelja, një inspirim për botën e modës, mbante një kapele 1,100 dollarë Louis Vuitton, një xhaketë përrallore me ngjyrë deveje dhe një palë çizme me takë të ulët.

Në tetor 2020, Gigi mirëpriti fëmijën e saj të parë me të dashurin Zayn Malik. Por çifti ende nuk ka njoftuar emrin e vogëlushes së tyre.

/Panoramaplus.al