I masakruar me sharrë elektrike, miliarderi Fahim Saleh gjendet i gjymtuar nga e motra. Vrasësi me pagesë e kishte masakruar (DETAJE)

Trupi i tij u gjet i gjumtuar nga e motra, e cila shkoi në apartamentin e tij për ta takuar. 33-vjeçari, CEO i një ndërmarrjeje në Nigeri mendohet se ka qënë viktima e një vrasësi me pagesë.

Gjendet i masakruar me sharrë elektrike trupi i miliarderi 33-vjeçar, Fahim Saleh. 33-vjeçari i njohur si “Elon Musk-u i kodimit” është gjetur i maskaruar me sharrë elektrike në apartamentin e tij në Nju York.

Trupi i tij u gjet i gjumtuar nga e motra, e cila shkoi në apartamentin e tij për ta takuar. 33-vjeçari, CEO i një ndërmarrjeje në Nigeri mendohet se ka qënë viktima e një vrasësi me pagesë. Thuhet se sharra e përdorur për copëtimin e tij ishte gjetur ende në prizë, ndërsa këmbët dhe pjesët e tjera të trupit që ishin prerë ishin vendosur në një qese plastike.

Ajo çfarë kapur nga kamerat e sigurisë është se në momentin kur Saleh është kthyer në shtëpinë e tij, bashkë më të në ashensor ka hipur edhe një tjetër person, i maskuar dhe me një çantë të zezë në dorë ku edhe dyshohet se mbante çantën.

Saleh themeloi dhe investoi në disa projekte të lidhura me transportin. Në vitin 2015, ai bashkë-themeloi Pathao, një kompani në Bangladesh dhe një firmë kapitale Adventure Capital në Neë York në vitin 2018. Milioneri ndiqej në Twitter edhe nga vetë ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)