I martuar me Hailey-n, por Justin Bieber i dedikon një tatuazh dashurisë së vjetër, Selenës
Justin Bieber festoi së fundmi përvjetorin e dytë të martesës me Haileyn. Ata shprehen shumë të lumtur për marrëdhënien e tyrë, por të gjithë mendojnë se Justin vazhdon ende të ketë mendjen dhe zemrën te dashuria e vjetër, Selena Gomez. Pse? Thjesht mund t’i ketë dedikuar një tatuazh, vetëm kaq.
Justin ka gdhendur një tatuazh të ri në qafë në fillim të shtatorit, ku shfaqet një trëndafil. Ky i fundit ka qenë simboli i dashurisë mes tij dhe Selenës prej vitesh, por deri këtu mund të jetë rastësi. Ajo që fansat kanë vënë re ditën e djeshme është një inicial “S” në petalet e trëndafilit.
Burime për “The Sun” kanë treguar më herët se në gusht Justin është përpjekur të kontaktojë sërish me Selenën, por ajo ka qëndruar e distancuar. E vetmja teori për tatuazhin që na largon nga Selena është se mund të jetë realizuar si “S” për muajin shtator (september), i cili është muaji në të cilin u martua me Haileyn. /News31
Burimi: DailyMail