I lidhur me Julianën e BBVK? Noizy reagon pas aludimeve

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Noizy hodhi poshtë aludimet se është i lidhur me Julianën, banoren e “Big Brother VIP Kosova”.

Ditë më parë, nëpër media u aludua se Juliana dhe Noizy kishin pasur një raport jashtë. Gjatë bisedave në shtëpi, Juliana përmendi faktin që kishte lënë një raport jashtë; që personi në fjalë nuk i ka dërguar asnjë dhuratë në shtëpi, madje as veshje që sipas saj, ata i kanë dizenjuar bashkë.

“Tani prej inatit, i ka dërguar Mbresës [banore në BBVK] veshje, që i kemi dizenjuar bashkë. Kam qenë aty dhe më ka pyetur cila të pëlqen. Edhe ky shoku i vet që ai e ka respektuar në maksimum, thotë ‘si po ja bën [këtë]’. Tani janë bërë shokë, se 10 vjet nuk kanë folur.”

Të gjitha detajet i bënë njerëzit të mendonin se bëhej fjalë për Noizy-n:
1) Mbresa u pa me veshje të markës së Noizy-t
2) Personi që ishte kundër raportit që Juliana krijoi me Atdheun ishte Stresi
3) Stresi dhe Noizy, që nuk flisnin prej vitesh, u pajtuan së fundmi.

Kthehemi te Noizy. Ai mohon të ketë lidhje me Julianën.

“Ma kanë lodhur kokën me këto ‘a je në lidhje me personin në ‘Big Brother’. Nuk kam qenë ndonjëherë në lidhje dhe as nuk do jem. Emri im përmendet në këto programe vetëm për një arsye dhe të gjithë e dimë pse. Gjithë çfarë përmendet është gënjeshtër dhe mos më bëni t’jua vërtetoj. *shkel syrin*.”

Anabelmagazine