“I kushtova dy këngë”- Tradhtoi bashkëshortin me yllin e bejsbollit, Mariah Carey

Mariah Carey ka zbuluar detaje të reja nga romanca e saj e hershme me Derek Jeter.

Këngëtarja u shpreh se dy këngë nga albumi i saj “Butterfly” i vitit 1997 i kushtoheshin ish-basketbollistit.

50-vjeçarja tregoi se u takua me Jeter në një darkë dhe filloi t’i shkruante “fshehurazi” atletit në fund të martesës së saj me producentin e muzikës Tommy Mottola.

Mariah Carey tregoi se puthja që shkëmbyen në pjesën e sipërme të ndërtesës së tij e frymëzoi për këngën “The Roof”.

Kur u pyet nëse i kujtohej puthja e saj e parë me Jeter, Carey tha për Vulture: “Sigurisht që po!”

Ajo kujtoi se mbante veshur pantallona të gjera lëkure të Channel dhe shiun që i binte mbi flokë gjatë momentit romantik.

“Unë kurrë nuk mund ta harroj atë moment. Ishte një moment i shkëlqyer dhe ndodhi në një mënyrë hyjnore,”– tha ajo.

Carey përfundoi divorcin e saj nga Mottola në vitin 1998.

Artistja gjithashtu zbuloi se kënga “My All”, kishte të bënte me marrëdhënien e saj me Jeter.

Kur ajo këndon “Unë do të rrezikoja jetën time për të ndjerë trupin tënd pranë trupit tim”, ajo aludon se rrezikon jetën e saj për të kaluar një natë me yllin e bejsbollit.

Më shumë se një dekadë pasi martesa e saj me Mottolan përfundoi, Carey u martua për herë të dytë me Nick Cannon në 2008.

Ata kanë dy fëmijë binjakë, 9-vjeçarët Moroccan and Monroe. Cannon dhe Carey u divorcuan në vitin 2016.

/Panoramaplus.al