“I kisha sytë tek ai, por Redi Jupi…”- Udhëtimi në Dhërmi i ndryshoi rrjedhën e jetës, ish-futbollisti Redi Jupi tregon si u njoh me vajzën e mjekut të njohur: Ishte personi më normal

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri, Redi Jupi ka rrëfyer historinë e njohjes me bashkëshorten e tij, Vivian, vajzën e mjekut të njohur Mentor Petrela.

Redi Jupi ka treguar se Vivian erdhi në jetën e tij në një momenti kur nuk priste të njihem me një vajzë apo të krijonte familje.

Ai u shpreh se me bashkëshorten njiheshin nga larg, por një udhëtim në Dhërmi me miqtë e përbashkët ndryshoi rrjedhën e jetës së tyre.

Ish-futbollisti tregoi se u takua nga afër me Vivian “kuptoi që ajo ishte personi më normal që kishte njohur në jetën e tij dhe se pozitiviteti i saj e bëri për vete”.

Ndërsa vajza e mjekut Petrela tregoi se ishte ajo që ia kishte vënë syrin e para Redit Jupit dhe se gjatë udhëtimit në Dhërmi i kishte gjatë gjithë kohës sytë tek ai.

“Kur heq dorë nga pritja, të vjen çdo gjë. Isha në një moment ku nuk prisja të njihesha me një vajzë, as për të krijuar familje. Po vazhdoja me një ritëm të çuditshëm, më erdhi kjo vajzë. Njiheshim nga larg në Tiranë por u njohëm në Dhërmi, ishim në pushime me miq të përbashkët. Ishte personi më normal që kisha parë ndonjëherë, normaliteti është luks. Një njeri pozitiv, më dukej sikur mendonte si unë. Të gjithë kanë mënyrën e vet të mendimit, njerëz normal quaj njerëzit që kam afër, kam të njëjtat valë radio. Merresha vesh me sy, e shikoja që ishim në sintoni, dhe më tërhoqi shumë kjo gjë,”– tha Redi Jupi i ftuar në E diela Shqiptare.

“Ishim rreth 20 veta, pjesa më e madhe aty ishin çifte-çifte. Nuk e di pse ndjeja diçka. Unë i kisha sytë komplet nga Redi gjithë kohës, kur ai jo,”– shtoi Vivian.

Ajo u shpreh se së bashku me të atin nuk e dinin që Redi Jupi ishte futbollist i famshëm, pasi nuk e ndiqnin sportin dhe se mjeku ishte skeptik për lidhjen e tyre.

“Kam qenë 23-vjeç kur u njohëm. Ne kishim bërë një prezantim paraprak. E ftova Redin për darkë një natë që babi ta njihte, por ishte pak skeptik sepse nuk kishim shumë kohë bashkë të dytë. studionim në atë periudhë, na shihte tek shtëpia që studionim të dy. Një ditë më tha kush është ky djali që vjen, por nuk ishim njohës të futbollit apo sportit. Asnjëri nuk e dinte që ishte futbollist i famshëm,”– tregoi Vivian.

Ajo mbeti shtatzënë për herë të parë gjatë periudhës kur studionte në Francë, ndërsa nuk ishte fejuar ende, madje as dy familjet nuk ishin prezantuar.

Gjatë intervistës, tha se ia tregoi lajmin mjekut Petrela nëpërmjet telefonit dhe u shpreh se për momentin i ai u “shokua dhe i kërkoi të mbyllnin telefonatën”.

Por pas disa orësh i dërgoi një email, ku i shkruante se “e puthte fort, së bashku me një foto kur ishte e vogël”.

“Studioja në Paris, mora guximin, e mendova se do ishte e vështirë. i thashë: “Do të them diçka të rëndësishme, kam ngelur shtatzënë”. Heshtje për 1 minutë, pastaj më tha: “E mbyllim telefonin”, se ishte shok. Kam një motër 1 vit më të vogël, e shikonte gëzimin në sytë e mi për lajmin, por më thoshte çfarë do bësh. Babi e mbylli telefonin, pastaj më erdhi një email nga ai, më dërgoi një foto kur ishim të vogla, ishim unë motra dhe mami. Isha në gjumë në tavolinë. në email shkruante të puth fortë, kur mbrapa fotos shkruante: “Fli gjumë xhevahiri im”. Isha në vitin e fundit të studimeve por të dy e kishim me shumë qejf dhe u bë diçka e imja, nuk më pengonte për provimet. Rrodhën gjërat shpejt, erdha me pushime dhe u takuan të dy familjet, sepse nuk ishin takuar më parë, u bë si fejesë e vogël. Vajzën e lindëm në Francë,”– rrëfeu ajo.

Ndërsa Redi Jupi tregoi ndjesinë kur mori vesh se do të bëhej baba për herë të parë.

Ai tha se lajmin e priti shumë mirë dhe me dëshirë hoqi dorë nga jeta e tij e mëparshme.

“Në fakt ishte ndryshim i madh, sikur u futa në botë tjetër, me shumë dëshirë hoqa dorë nga një jetë e mëparshme, sepse të ndryshon e gjitha,”– përfundoi ish-futbollisti.

/Panoramaplus.al