I kërkoi të shpërngulej në shtëpi me të, por i dashuri i kësaj 48-vjeçareje nuk paguan për asgjë: Shkuam në supermarket dhe…

Historia e radhës në rubrikën “Dear Deidre” të “The Sun”, është ajo e një 48-vjeçareje, e cila e ndjen veten të përdorur nga i dashuri i saj.

“Nëse nuk bëhet fjalë për të blerë diçka për makinën e tij të çmuar, i dashuri im kurrë nuk e vë dorën në xhep.

Ne kemi dalë për tetë muaj para pandemisë dhe pastaj unë sugjerova që ai të transferohej me mua. Ai ishte në qiell të shtatë dhe gjërat në fillim ishin të shkëlqyera.

Kohët e fundit, kam vërejtur se nuk paguan për asgjë. Ai hoqi dorë nga banesa e tij, por unë paguaj për ushqimin dhe të gjitha faturat e tjera.

Së undmi, shkuam bashkë në supermarket, por kur erdhi momenti për të paguar, ai tha se do ta linte portofolin në shtëpi.

Javën e kaluar dolëm me disa nga miqtë e tij në pub dhe kur erdhi fatura për vaktin tonë, ai tha se e kishte harruar portofolin përsëri.

Të gjithë shokët e tij filluan të qeshnin, kështu që kjo padyshim që është një situatë që ndodh rregullisht.

Ai është 46 vjeç dhe unë jam një grua 48-vjeçare. A po përfiton nga unë?

“Dear Deidre” thotë:

Është koha që i dashuri juaj të fusë duart në xhepat e tij. Gjithashtu, duhet të bësh një bisedë të sinqertë dhe t’i thuash se nëse do të qëndrojë, ai duhet të paguajë pjesën e tij të faturave.

Ndoshta një llogari bankare e veçantë për ushqimin, faturat, qiranë ose hipotekën dhe kostot e makinës së tij, do ta ndihmojnë të shohë sa kushtojnë vërtet gjërat.