I kërkoi të ndaheshin, biznesmeni hedh në liqen të dashurën shtatzënë

Një biznesmen nga Janina ka hedhur në liqen të fejuarën e tij 31 vjecare pasi ajo i kërkoi të ndaheshin. Biznesmeni ishte fejuar me 31-vjeçaren, e priste një fëmijë prej tij. Vajza, për shkak se së fundmi lidhja e tyre nuk po shkonte mirë, i kërkoi divorcin dhe njëkohësisht e njoftoi se është shtatzënë, por do ta mbajë fëmijën.

Ai u përgjigj se nuk do të lejonte një tjetër të ishte me gruan dhe fëmijën e tij dhe i kërkoi asaj të takoheshin. Në të vërtetë, vajza doli në takim, por biznesmeni kishte marrë me vete edhe tre persona të tjerë.

Në atë kohë, të tre duke vepruar së bashku, pasi zbritën 31-vjeçaren nga makina, duke e tërhequr nga duart dhe flokët dhe duke e shtyrë me dhunë, fillimisht e ngritën në ajër, e tërhoqën zvarrë në bregun e liqenit të Janinës në një distancë rreth 3 metra, e ngritën sërish në ajër dhe e hodhën në liqen.

Biznesmeni e ka parë të gjithë skenën dhe më pas është larguar duke e lënë vajzën në liqen.

Në fakt, siç e përshkruan ajo, kur janë larguar as nuk kanë parë pas për të parë nëse ka dalë në sipërfaqen e liqenit apo jo. Me shumë përpjekje dhe ndërsa temperatura atë ditë ishte 6 gradë Celsius, vajza arriti të dilte në breg (në një rrugë buzë liqenit). E lagur, e plagosur teksa ishte ajo shkoi te makina e saj dhe gjeti celularin e saj.

Menjëherë ka lajmëruar Policinë duke thënë “më hodhën në liqen, do të më vrasin, ejani shpejt se kam ftohtë”. Menjëherë ka mbërritur një ambulancë dhe një makinë policie. Ajo u dërgua në spital me hipotermi, mavijosje në shpatullën e majtë, gjunjë, pëllëmbën e djathtë dhe krahun e majtë. Aty iu mjekuan plagët, iu nënshtrua analizave dhe u shtrua në spital për dhjetë ditë.

Qëllimi i biznesmenit ishte të hidhte në liqen të fejuarën e tij për të abortuar foshnjën. Biznesmeni dhe dy personat e tjerë u arrestuan, ndërsa identiteti i personit të katërt nuk u bë i ditur.

Fatmirësisht fëmijës nuk i ndodhi asgjë nga e gjithë ngjarja makabre.

/abcnews.al