“I kemi dhenë liri njëri-tjetrit”/ Aktori Will Smith pranon se bashkë me partneren e tij kanë pasur marrëdhënie seksuale me persona të tjerë
Aktori Will Smith dhe gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, kanë një martesë të hapur. “Page Six” raporton se artisti ka pranuar që në fillim ka pasur një martesë monogame, por më pas gjithçka ndryshoi.
“Jada kurrë nuk besonte në martesën tradicionale … Jada kishte anëtarë të familjes që kishin një marrëdhënie jo tradicionale. Kështu ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë e ndryshme nga ajo se si unë u rrita,“– shpjegoi Smith.
“Për pjesën më të madhe të marrëdhënies sonë, monogamia ishte ajo që ne zgjodhëm, duke mos menduar për monogaminë si përsosmërinë e vetme relacionale,”– tha ai.
Aktori tha se të dy i kanë dhënë liri njëri-tjetrit, sepse për ta, martesa “nuk mund të jetë burg”.
“Unë nuk e sugjeroj këtë për askënd. Por liria që i kemi dhënë njëri-tjetrit dhe mbështetja e pakushtëzuar, për mua janë përkufizimi më i lartë i dashurisë“– theksoi Smith.
Në korrik të vitit të kaluar, Jada pranoi publikisht gjatë një interviste se ka pasur lidhje me këngëtarin August, i cili është një mik i i djalit të saj. Pas kësaj Will dhe Jada u ndanë për një periudhë kohe dhe më pas u rikthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit.