“I ke marrë çunat me radhë në dhomat e zhveshjes”, Sara rikthehet në “Për’puthen” dhe ballafaqohet me Jasminën: Je thjeshtë një fanse!

Sot, në ‘Për’puthen’ konkurrentja Sara Malaj është rikthyer, pas disa ditëve që bëri mungesë. Por në emision sot mungoi Jasmina, për shkak të dyshimeve se mund të ishte e infektuar me COVID dhe ballafaqimi i bë në distancë.

Duke ju referuar deklaratës së Jasminës se ato të dyja njihen më herët me njëra-tjetrën, Sara tha se Jasmina ka qenë fanse e saj gjatë kohës që ajo merrej me muzikë.

“Ajo ka thënë që më njeh më para, ëndërroje të bëjë foto me mua kur bëja muzikë, por ti me mua s’ke ndenjur kurrë, do të doje. E kam respektuar se e kam parë që ka pëlqim ndaj Andit, por ama jo të bëjë skena”, tha Sara.

Më pas ajo hodhi sërish akuza për Jasminën, duke u shprehur se ajo i ka marrë çunat me radhë në dhomat e zhveshjes.

“Ti i ke marrë çunat me radhë në dhomat e zhveshjes. Ti je thjesht një fanse për mua, do të jap autograf kur të vish”, tha Sara, ndërsa Jasmina i bëri thirrje që të bënte kujdes me fjalët.

Të premten e javës së shkuar, Jasmina dhe Sara, patën një debat të fortë me njëra-tjetrën. Ky debat erdhi pasi kjo e fundit u shfaq shumë e afërt në takimin e parë me Andin, djali që më herët Jasmina kishte shfaqur pëlqim dhe kishte shkëmbyer puthje.

“Të vinte të thoshte që në fillim ‘gocë e dashur e kam qejf’, po jo këto ‘shkoni shumë bashkë’, këto prapaskenat e shoqeve të ngushta. Nuk rri unë me një femër, ta cilësoj atë shoqe, nuk rri unë tërë ditën me atë, dal, rri këtu në prova, të iki të ha jashtë dhe në fund fare ta shoh me çunin që kam qejf”, u shpreh Jasmina e zhgënjyer pas takimit Sara-Andi.

Më pas dy vajzat do të përballeshin me njëra-tjetrën në “Për’puthen Prime”, por Sara ishte larguar menjëherë sapo e kishte marrë vesh. Ajo mungoi edhe dy ditët e parë të kësaj jave dhe sot u rikthye në program dhe pati një përballje të ashpër me Jasminën, që foli nga shtëpia e saj, sepse dyshon se mund të jetë infektuar me Covid-19.

“Ka bërë histeriken pa pikën e lidhjes, hedh kunja jashtë e brenda. Foton se kam hedhur për ty. Intriga është Jasmina me imagjinatën e saj. Mos më thuaj motra, se jem shumë e zezë për të qene motra ime, siç ke flokët, ke dhe shpirtin”, u shpreh Sara gjatë debatit me Jasminën.

Panorama.al