“I ke bërë grim ndonjëherë Shpatit?”- Selvije Jao tregon si nisi gjithçka mes saj dhe këngëtarit, publikon edhe foto nga fëmijëria

Selvije Jao, e fejuara e Shpat Kasapit, bëri një bashkëbisedim mbrëmjen e djeshme me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo është një make up artiste e njohur, prandaj pyetjet në lidhje me profesionin e saj nuk munguan.

Mirëpo, një ndjekëse u bë kurioze të dinte nëse e ka grimuar ndonjëherë Shpatin, së cilës Selvija iu përgjigj:

Po dhe prej aty ka filluar çdo gjë. Kam shumë pyetje për mua dhe Shpatin, por që preferoj që çdo gjë që nga njohja e deri në planet për të ardhmen, të tregojmë në ndonjë intervistë e jo këtu. Faleminderit për mirëkuptimin”.

Vajza nga Gostivari nuk nguroi të publikonte edhe një foto nga fëmijëria e saj, ku shfaqet me flokë të prera shkurt dhe me balluke.

Selvija zbuloi se aktualisht po jeton në Shkup, pra pranë Shpatit dhe familjes së tij.

Një ndjekëse tjetër i ka shkruar se Shpati është më i bukur se ajo, dhe përgjigja e Selvijes ishte shumë e sinqertë: “E di”.

Ndër të tjera, ajo tha se me këngëtarin ka shumë foto, të cilat do t’i postojë kur t’u vijë koha.

E nëse do të ndryshonte diçka tek vetja, ajo do të ishte ndjeshmëria.

Ndoshta do doja të bëhesha shumë më e përmbajtur, Jam shumë e ndjeshme. Lotët i kam si me buton”, shkroi Selvija.

Çifti u fejua rreth një muaj më parë dhe lajmin e bukur e dhanë duke publikuar pamje nga fejesa në rrjete sociale.