I kapi mesazhet në celular, tezja e 12-vjeçares ishte “kyçi” për zbulimin e përdhunimit të saj nga 53-vjeçari
Vëzhgimi nga ana e tezes gjatë pushimeve verore të 12-vjeçares duket se ka qenë ajo që zbërtheu lëmshin e çështjes së tmerrshme të 53-vjeçarit nga Koloni që përdhunoi dhe rrëmbeu vogëlushen. Siç përshkroi nëna e 12-vjeçares, momenti vendimtar ishte kur tezja e vajzës e pa atë të tronditur kur lexoi një nga mesazhet e sëmura që 53-vjeçari i dërgonte prej muajsh.
Sipas Protothemës, tezja vuri re që vajza rrinte shumë në telefon dhe shkoi tja merrte nga dora kur pa se vajza u skuq dhe u nervozua nga ky veprim i saj.
” Ai i kishte dërguar mesazhe që t’i dërgonte video nudo. Kështu lexoi tezja në atë moment. E ka marrë pas disa kohësh, pasi vogëlushja nuk ka hequr dorë lehtë nga celulari. Pastaj ajo futi kodin dhe tezja filloi të lexonte. Ajo më dërgoi gjithçka dhe unë shkova po atë natë në komisariatin e Kolonos”, ka përshkruar nëna e 12-vjeçares momentin kur nisi fillimi i historisë që ka bërë bujë.
Oficerët e policisë nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe një person tjetër që e ka ditur makthin që po përjetonte vajza 12-vjeçare dhe ka heshtur. Nëse ky vlerësim rezulton i saktë, atëherë ky person mund të jetë “çelësi” o zbërthimit të të gjithë situatës.
“Ajo është një fëmijë i vogël”
Duke folur paraditen e së martës për ANT1, avokati i familjes së 12-vjeçares tha në mënyrë karakteristike për vajzën se “ajo nuk ka as imazhin e një adoleshenteje, ajo është një fëmijë i vogël“ duke shpjeguar se “nuk ka pasur as dyshimin më të vogël në familje, se ky burrë mund të kryejë akte të tilla në kurriz të një fëmije”.
Ai theksoi se “këtij fëmije i është shkatërruar jeta”, ndërsa kërkoi identifikimin e të gjithë atyre mbi 200 personave që iu afruan 53-vjeçarit kur ai i ofroi 12-vjeçaren për të kënaqur orekset e tyre të sëmura seksuale. “Mjeshtri” u tha atyre që po tërhiqte se vajza ishte e mitur. Hetimi duhet të vijojë në thellësi, për t’i identifikuar të gjithë ”pasi prokuroria e ngritur për rastin e përdhunimit nuk ka të bëjë vetëm me shitësin 53-vjeçar dhe 42-vjeçarin e arrestuar me atë si “klientin” e tij, por edhe “çdo person tjetër përgjegjës” i identifikuar nga autoritetet si i përfshirë në shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të fëmijës.
Oficerët e policisë vlerësojnë se analiza e celularëve të 53-vjeçarit do të “ekspozojë” më shumë se 100 pedofilë që kanë paguar 50-70 euro për të abuzuar me fëmijën. Siç thonë “burimet” në protothema.gr, “ajo që dimë është vetëm maja e ajsbergut dhe ajo që do të zbulohet do të çojë edhe njerëz të tjerë në bankën e të akuzuarve”.
Në lagjen e Rrugës së Dramës, banorët flasin për një njeri të qetë dhe të butë, që nuk kishte dhënë kurrë të drejta. Megjithatë, shumëkush ka vënë re një sjellje “të dyshimtë” në lidhje me marrëdhëniet e tij sociale dhe profesionale. Pas imazhit të kryefamiljarit të mirë, thonë ata, kishte një miqësi të veçantë si me fëmijët, që kishin punuar herë pas here në biznesin e tij, ashtu edhe me “miq” të ndryshëm që frekuentonin dyqanin. 53 – vjeçari kishte hapur dyqanin e artikujve dhe mjeteve të pastrimit në rrugën e Dramas në vitet 90′.
Në të njëjtën kohë, ai kishte një marrëdhënie të ngushtë me Kishën si besimtar dhe gjithashtu si anëtar në Kishën e Shenjtë të Agios Emilianos, në kodrën e Skuse. 53-vjeçari frekuentonte rregullisht kishën dhe kryente detyrat e tij në kishë. Për tre vjet ai kishte marrë detyrën e Komisarit, ndërsa gjatë Javës së Shenjtë ngriti kryqin dhe mori pjesë në kortezh.