I kanë dalë thinjat 30 vjeç: “Shefi im do që t’i lyej ndryshe më pushon nga puna”
Të gjithë kanë flokët e tyre dhe nuk ka asgjë të keqe të shfaqësh shenjat e plakjes. Në të vërtetë, kohët e fundit – falë ndryshimit të mentalitetit dhe mesazheve të shumta pozitiviste trupore të lëshuara nga VIP-at – të pranosh veten është shumë më e lehtë se më parë dhe gjithashtu në modë. Për shembull, mbajtja e flokëve gri dhe të bardhë pa i lyer po bëhet trend.
Por jo të gjithë, për fat të keq, janë ende gati t’i pranojnë këto ndryshime: një grua e re, për shembull, tregoi historinë e saj. duke thënë se shefi, në vendin e punës, i kërkoi të lyente flokët për të fshehur ngjyrën e saj të parakohshme. Motivimi? Flokët e thinjura te një 30 vjeçar janë “joprofesionale” dhe “johigjienike”.
E reja tha se kur mbushi moshën 30 vjeç, në flokët e saj të zinj filluan t’i shfaqeshin disa tufa gri dhe të bardha. Në vend që të tregonte ndjeshmëri, shefi i saj i tha asaj se nuk po përpiqej mjaftueshëm për t’u dukur profesioniste dhe i tha se flokët e saj gri nuk “përfaqësonin kompaninë” siç duhet.
“Unë jam 30 vjeç – shkruan ajo në historinë e marrë edhe nga media të shumta – dhe papritur verën e kaluar flokët filluan të më zbardhën shumë shpejt. Unë kam flokë të gjatë të zinj. Brenda dy muajve një e treta e flokëve me janë zbardhur dhe nuk kam dëshirë ti lyej.
Dhe këtu gjërat komplikohen: “shefi në punë pyeti se çfarë po ndodhte me flokët e mi. Unë i thashë që nga vera e kaluar kishin filluar të thinjeshin. Më tha se jemi në punë dhe se duhet të kujdesem per higjenen time dhe perpiqem te dukem profesioniste sepse perfaqesoj kompanine. Punoj ne ambjent te hapur me 14 persona te tjere dhe me klientet komunikoj vetem me telefon.
Sigurisht qe ruaj higjenen time floket i kam gjithmone te pastër dhe fakti që ato janë gri nuk përfaqëson asgjë për kompaninë e tij pasi asnjë nga klientët nuk e ka parë ndonjëherë fytyrën time. Por edhe sikur ta shikonin, dyshoj se flokët e mi të thinjur kanë ndonjë lidhje me këtë.” Shefi i ka kërkuar shprehimisht të lyejë flokët. Alternativa ishte shkarkimi.