“I kam larg, e vuaj shumë”- Babai i ndodhet në vijën e parë të frontit ndaj COVID-19, Kiara Tito në merak: Është në rrezik

Babai i Kiara Titos ndodhet në vijën e parë të frontit në betejën kundër COVID-19. Ai punon si teknik respiratorësh në një spital në Itali dhe ndodhet në kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuarit.

Moderatorja shprehet se është në merak të madh për të pasi është i rrezikuar të preket nga sëmundja.

“Është meraku im gjatë gjithë kësaj kohe. Është në rrezik sepse është në kontakt të parë më të infektuarit, me të sëmurët. Ai merret me pjesën e respirtorëve, është teknik i respiratorëve dhe cdo ditë shkon në shtëpi me mërzitje, stres dhe frikë të madhe sepse dihet si është situata atje. Mbetet ende shumë e rrezikshme dhe jam në shumë merak për tim atë. Është në zonën e veriut, me më shumë të prekur. Por duhet ta shohim situatën në mënyrë pozitive,”- tha ajo në emisionin “Rudina.”

Ndërsa u shpreh se po qëndron e izoluar në Tiranë dhe nuk takon dot as gjyshërit që ka në të njëjtin pallat.

Kiara shtoi se gjëja e parë që do bëjë kur të mbarojë karantina është të përqafojë gjyshërit e saj.

“Ndodhem në Tiranë prej disa kohësh e izoluar. Është e vështirë por mendoj që është më mirë kështu për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë. Sidomos gjyshin dhe gjyshen që i kam në një pallat por nuk shkoj dot ti takoj prej kohësh sepse dua ti ruaj.

Pazaret ia bëj dhe ia lë tek dera. I puth nga larg. Gjëja e parë që do bëj kur të mbarojë kjo do të përqafoj gjyshërit. Familja jeton prej vitesh në Itali dhe unë kam jetuar atje, por kam vendosur të kthehem në Shqipëri. I kam larg, e vuaj shumë këtë pjesë, më ka marrë malli për ta. Nuk mundem as të shkoj ti takoj. Shpresoj të mbarojë sa më shpejt kjo situatë,”- u shpreh moderatorja.