I ka planet e qarta, Zaimina Vasjari flet për dasmën dhe zgjerimin e familjes
Vogëlushja e Zaimina Vasjarit, Khloe, ka festuar 2-vjetorin e lindjes në një festë mjaft të veçantë. Kamerat e ‘Prive’ kanë qenë aty për të zbuluar më shumë detaje nga festa, por sigurisht edhe nga jeta e Vasjarit. Ajo është shprehur se Khloe është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë, madje edhe kur ka ditë të këqija në jetë, vogëlushja është ajo që ndreq çdo gjë. Ajo e kujton me detaje ditën e lindjes së Khloes, duke e cilësuar si një moment të paharrueshëm. Vasjari ka folur edhe për zgjerimin e familjes.
“Për momentin nuk kemi asnjë lajm. Khloe i ka dy motra, tani babi Klodi do një vëlla për të. Duam të kemi një familje të madhe”, është shprehur ajo. Zaimina ka treguar edhe detaje nga martesa që pritet ta realizojë në të ardhmen. Ajo ka zbuluar se e ka çdo gjë në mendje, e ka menduar çdo detaj prej kohësh, dëshiron ta organizojë ceremoninë jashtë, nuk e do aspak tradicionale dhe se tashmë e ka zgjedhur vendin ku do e organizojë, por nuk është akoma e duhur.