“I ka ngelur hatri se i thashë …”- Alberije Hadergjonaj tregon arsyen përse nuk flet me Ardit Gjebrean

Alberije Hadërgjonaj nuk flet me moderatorin e njohur Ardit Gjebrean, për shkak se këngëtarja i tha se nuk i pëlqen mënyra e votimin në “Kënga Magjike”.

Gjatë një interviste së fundmi, ajo u shpreh se Ardit Gjebreas i ka ngelur hatri nga deklarta e saj, ndërsa theksoi se e vlerëson moderaton jashtë mase, teksa e konsideroi një “burrë të zgjuar e artist të mirëfilltë”.

Megjithatë shtoi se “nuk i duket normale që të votojë dikë”.

“Me Arditin kemi pasur një debat për “Këngën Magjike” se unë e thashë që nuk më pëlqen votimi, atij i ka ngelur hatri.

Unë me Arditin nuk flas më sepse i ka ngel merak pse e kam thënë unë atë gjë. Unë e kam thënë sepse nuk më pëlqen ai votim, jo që për shembull larg qoftë pse fitoi ky apo ai, e fituan sepse janë artistë të mëdhenj.

Mua nuk më pëlqen votimi se futet Albërija, Aurela, Flori, Elvana tjetri-tjetri, këto të rinjtë pastaj dhe nëse kanë ndonjë super këngë ngelen mbrapa.

Kjo gjë nuk është në rregull. Unë Arditin e vlerësoj jashtë mase, është një burrë i zgjuar, artist i mirëfilltë por mua nuk më duket normale që unë të votoj dikë. Ka qenë ndoshta një keqkuptim”,- tha këngëtarja e ftuar në emisionin “NIN”.

/Panoramaplus.al