I ka kopjuar titullin e këngës, Alban Skënderaj ‘thumbon’ Elgit Dodën!
Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe prindër të vogëlushit Krid.
Ditën e djeshme Elgiti ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Unë dhe ti”. Shumë prej artistëve e kanë suportuar këtë projekt të tij, duke e publikuar në rrjetet e tyre sociale dhe një ndër ta ka qenë edhe Alban Skënderaj. Ama në postimin e tij vihet re edhe një ‘thumb’ për Elgitin në lidhje me titullin e këngës, pasi duket se e ka kopjuar nga një këngë shumë e njohur e Alban Skënderaj publikuar 6 vjet më parë, e cila titullohet gjithashtu “Unë dhe ti”. Albani e ka vënë në dukje këtë dhe ka shkruar:
Duket se ky vit vetëm sa paska nisur për Elgitin e këtë na e bën me dije dita-ditës teksa së fundmi ka ndarë me ne një Instastory ku teksa ka shkruar: “Mbeta unë sot, mbeta pa ty, mbeta pa shpirt, mbeta pa sy…” duket se na ka zbuluar pak nga teksti i projektit te radhës. Por një tjetër detaj që bie në sy është dhe fakti se producenti ka etiketuar partneren e tij, Klean në postim.
Mos ndoshta surpriza e radhës do të jetë një duet mes çiftit? Na duhet të presim dhe pak që ta zbulojmë.
Top Albania Radio