“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”, vëllai i Alma Arrazit tregon bisedën e fundit me të motrën: Folëm shumë pak, por…
Shkëlzen Bushati, vëllai i Alma Arrazit, ka qenë në një lidhje direkt në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj.
Ai ka treguar detaje sa i përket konflikteve mes çiftit, fundi i të cilave konkludoi në një tragjedi.
“Për herë të fundit me Almën kam folur në datën 1, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më.
E pyeta si je si po shkojnë punët, kaq.
Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra.
Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin sepse ai i tha dua që të rri me ju.
Ajo u kthye por ai nisi sërish.
Kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë.
Unë vetë nuk e njoh.
Nuk di nëse motra e njihte.
Thjeshtë më kishte thënë që dyshonte për një vajzë.
Motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video.
Alma me Erdgysin kanë 10-12 vite të martuar.
Janë marrë me dashuri jo me shkuesi”, tha ai./BW
Ora News