I ka bërë të gjitha femrat për vete, Can Yaman shpallet “Aktori më i mirë ndërkombëtar”
Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman ka fituar çmimin “Aktori më i mirë ndërkombëtar” në Festivalin e 79-të të Filmit në Venecia.
32-vjeçari mori pjesë në festival me aktoren, dhe të dashurën e tij Francesca Chillemi, me të cilën ndau rolin kryesor në serialin “Viola Come Il Mare”, i cili do të nisë transmetimin më 30 shtator.
Kujtojmë që Can së shpejti do të jetë para kamerës për serialin e ri të quajtur ‘El Turco’ që do të xhirohet në Hungari.
Ylli i telenovelave Can Yaman dhe Diletta Leotta patën një romancë që zgjati vetëm pak muaj. Në një kohë kur mediat raportonin se ata kishin planifikuar martesën, ata i dhanë fund gjithçkaje. Askush nuk e kuptoi arsyen dhe pse aktori me origjinë shqiptare dhe prezantuesja vendosën të ndiqnin rrugë të ndarë.
Leotta në një intervistë me Silvia Toffanin për Verissimo ka rikthyer atë periudhë të shkurtër por intensive që ka jetuar përkrah aktorit turk.
Më pas, ajo foli për propozimin për martesë pas vetëm disa javësh nga fillimi i lidhjes së tyre. “Nuk munda të duroja më për shkak të qëndrimit të tij”, ka thënë ajo.