I jep fund beqarisë trashëgimtarja e Fendi-t, të gjithë kuriozë rreth fustanit të saj
Trashëgimtarja e markës së famshme luksoze të veshjeve Fendi, Paola Fendi, u martua me partnerin e saj, Aram Ahmed, gjatë fundjavës në një ceremoni elegante në Ibiza.
Ajo tha “Po” në një katedrale të shekullit të 13-të në majë të qytetit të vjetër të ishullit spanjoll, ndërsa kishte veshur një fustan nusërise couture Valentino.
Ajo ka zgjedhur një fustan të thjeshtë stil princeshe, me mëngë të gjata dhe me një vello, ndërsa flokët i ka mbajtur lëshuar dhe grimin minimalist.
Dasma më vonë u mbajt në hotelin luksoz Atzaró Agroturismo ku kishte një darkë për 250 veta me DJ dhe violinist, ndërsa mysafirët u vendosën rreth një pishine.
Pak ditë më parë, në profilin e saj personal Paola kishte ndarë fotot nga festa e beqarisë.