I infektuar me COVID-19 prej 6 ditësh, rrëfehet gazetari shqiptar: “Kam humbur 90% nuhatjen! Çdo ditë përjetoj një gjë ndryshe!”
Gazetari Berat Buzhala, ka rrëfyer sesi është të luftosh me COVID-19 kur nuk ke asnjë sëmundje tjetër shoqëruese!
Përmes një statusi në rrjetet sociale gazetari ka thënë se ky virus nuk është si të tjerët dhe se ai vetë po përjeton situata të ndryshme si asnjëherë më parë.
Ai tregon se po përjeton simptoma si ethet, temperaturat, dhimbje sysh, shpatullash, qafe, dhe gjithashtu ka humbur nuhatjen në masën 90 për qind.
Buzhala thekson se nuk vuan nga asnjë sëmundje tjetër dhe sërish ky virus godet pikën më të dobët.
Postimi i plotë:
“Dita e gjashtë
Ky virus nuk eshte sikur viruset e tjere. Le ta bejme te qarte qe ne fillim. Edhe kur kane kaluar gjashte dite prej momentit kur e kam verejt qe po ndihem paksa i semure, une edhe me tutje, cdo dite, perjetoj episode te ndryshme, qe nuk i kam perjetuar me heret. Asnjera prej tyre nuk jane te paperballueshme, thjesht jane te ndryshme. Bie fjala, nese dy ditet e para kisha ethe dhe temperature, ne ditet e tjera kjo gje ndryshoi.
Per kete arsye nuk kam perdore me paracetamol, e as asnje ilac tjeter per dhimbje, ani pse ne diten e kater dhe te peste kisha dhimbje te syve, kurse ne diten e gjashte, sot, dhimbje te qafes, permbrapa, dhe shpatullave. Kjo gje nuk do te ndodhe me viruse tjera. Mos te harroj, e kam humbe ne mase mbi 90 perqind edhe nuhatjen, nuk po i degjoj ererat, kurse edhe me tutje i dalloj shijet.
Sigurisht qe edhe kryte po me vjen pak ma i rande.
Sic edhe ceka ne krye te shkrimit kam perdore paracetamol dy ditet e para, per temperature, kurse e pata fillu me sugjerimin e mjekut perdorimin e nje antibiotiku, Pancef, nje dite para se me u identifiku pozitiv, sepse kur i kam bo analizat e gjakut ka pase shenja qe mundet me qene edhe infeksion bakterial. Doli qe ishte COVID’i, por pastaj vendosem qe me e vazhdu antibiotikun se paku shtate dite, do te thote deri neser.
Jam plotesisht i vetedijshem qe kjo situate nuk do te me dukej keshtu sic me duket tani, sikur te kishim qene me pak te informuar per kete virus. Tash jemi me shume sensitiv dhe alarmohemi me shpejt ndaj cdo ndryshimi ne organizem.
Kerkush nuk duhet me u nise prej kesaj cfare po them une, e me thane “sa per qeso simptomesh nuk po ruhna mo”.
Beri eshte sportist si natyre, nuk kam sheqer, nuk kam tension te larte, asnje analize te gjakut keq nuk e kam, prandaj supozohet me e kalu me mire kete problem. Mirepo edhe perkunder krejt ketyre perparesive, prape po them, ky virus eshte pak me i cuditshem se sa ata te tjeret. COVID kerkon vrima ne organizmin tone dhe godet bash qaty ku qendron me se dobeti.
Prandaj, nuk do te ishte mire ta provokonit pa nevoje. Ne rregull eshte nese vjen papritur, mirepo mos u gezoni, sepse nuk eshte sikur me u bo synet.
Tash edhe nje informate: Gjendja ne QKUK eshte alarmante. Motrat dhe mjeket po luftojne si luaj – e them me gjithe mend se i kam pa. Fatkeqesisht infrastruktura tashme eshte krejtesisht e limituar, prandaj ruani pleqte e juaj, sepse ndodhe qe nuk do te keni ku t’i coni“./abcneës.al