I infektuar me Covid-19, Ardit Gjebrea zbulon kush do ta zëvendësojë në drejtimin e “E Diela Shqiptare”

Javën e shkuar Ardit Gjebrea zbuloi se ishte prekur nga Covid-19, teksa ndau me ndjekësit simptomat që po kalonte dhe si po e përjetonte eksperiencën. Megjithatë, kjo nuk e pengoi të drejtonte emisionin e tij “E Diela Shqiptare” nga shtëpia, ndërsa sigurisht pati edhe ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij në studio.

Gjithsesi këtë të dielë Arditit i është “ndaluar” nga mjekët që të jetë në moderimin e programit, pasi i duhet të pushojë, por programi i tij nuk do të jetë pushim. Gjebra ka bërë me dije me anë të një postimi në Instagram, cila do të jetë skuadra fituese që do ta zëvendësojë në drejtimin e rubrikave.

Bëhet fjalë për Enkel Demin, që do të drejtojë “Gjysma Ime” dhe “Te Panjohurit”. Për Deni ky do të jetë një rikthim në Klan. “Telebingo Shqiptare” do drejtohet nga Gentian Zenelaj dhe “Ka një mesazh për ty” nga Marsela Cibukaj.

Kuriozë jemi të shohim si do të jetë “E Diela Shqiptare” pa Arditin, ndërsa skuadra e zgjedhur prej tij, me siguri do të jetë një sukses.

/News31