I hoqi të gjitha postimet nga ‘Instagram-i’, Capital T zbulon çfarë fshihej pas këtij vendimi
Pak ditë më parë këngëtari i njohur, Capital T vendosi të fshijë çdo postim nga llogaria e tij duke i habitur jo pak ndjekësit.
Së fundmi ai e ka shuajtur kureshtjen e të gjithëve, pasi ka zgjedhur të publikojë një postim në të cilin ka treguar datën se kur do të publikohet albumi i tij më i fundit muzikor, duke e lënë gjithë vëmendjen tek puna e tij artistike.
“00:00 në të gjitha platformat digjitale #SKULPTURË”, ka shkruar Capital krah postimit të tij. Ky rikthim i këngëtarit i ka gëzuar të gjithë, njëjtë si faktin që tashmë do të munden t’i dëgjojnë të gjitha këngët e albumit të fundit në çdo platform dixhitale.
revistawho.com