I hodhën një substancë kimike në pije, ish-talenti i Arsenal sot është tetraplegjik

Daniel Cain kishte të gjithë mundësitë për t’u bërë një nga lojtarët më të talentuar të futbollit botëror, por një natë feste me miqtë e tij bëri që t’i fshiheshin të gjithë ëndrrat e tij i cili filloi të aktivizohej për të rinjtë e Arsenal.

Jeta e këtij tëq riu pësoi një kthesë radikale për shkak të një pije, të cilën ai po e konsumonte në festë, por nuk e dinte që në gotë i kishin hedhur një substancë kimike.

Miqtë e lojtarit ishin të parët që kuptuan se Cain filloi të humbiste ndjenjat deri në atë pikë sa të mos u përgjigjej sinjaleve dhe britmave të vazhdueshme që lëshonin shokët e tij. Britaniku për soi një arrest kardiak dhe për fat të mirë, personeli mjekësor, mundi t’i shpëtojë jetën pas disa tentativave për reanimim.

Pasi ishte në spital, diagnoza e Cain ishte e pakthyeshme për shakj të ashpërsisë, e cila e detyroi atë të qëndronte në Njësinë e Kujdesit Intensiv për 25 ditë. Ky arrest kardiak, i cili u shkaktua nga konsumimi i asaj pije, e la të talentuarin e Arsenalit me paralizë totale të krahëve dhe këmbëve për shkak të kohës që truri i tij mbeti pa oksigjen.

Treaisi Cain, nëna e këtij të riu, ka qenë në kujdesin e tij dhe shpjegoi momentet e para të kësaj situate të rëndë.

“Kur e kuptova, sapo kisha hyrë në instiktet e një nëne. Kur ai u zgjua, nuk mundi të bënte asgjë, ai nuk mund të lëvizte, ai ishte si një i porsalindur”, shpjegoi ajo për “The Independent”.

Me kalimin e kohës, ish-lojtari i të rinjve të Arsenal filloi të rikuperonte aftësinë e tij njohëse, mejgithëse ai ende ka nevojë për ndihmën e të afërmve të tij për të kryer detyrat e përditshme si të ushqehet apo të lahet. Nëna dhe familja e tij hapën një “Gofoundme” për të mbledhur para në mënyrë që t’i ofrojnë 23-vjeçarit një trajtim ku mund të fillojë të ecë përsëri./ h.ll/abcnews.al